Ballina Sport Futboll Kosova ende ka shanse për t’u kualifikuar në Euro 2024, ky është...

Kosova ende ka shanse për t’u kualifikuar në Euro 2024, ky është skenari që e dërgon në Gjermani

Përfaqësuesja e Kosovës është ende në lojë dhe ka shanse, edhe pse minimale, për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Dardanët fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Izraelit në ndeshjen kualifikuese të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës.

Në anën tjetër, Zvicra barazoi me rezultat 1-1 në ndeshjen tjetër të mbetur me Izraelit, duke lënë të hapur Grupin I.

Momentalisht, Helvetikët dhe Rumania i prijnë grupin me nga 16 pikë nga tetë ndeshje të zhvilluara, ndërsa pas tyre vjen Izraeli me 12 pikë dhe Kosova me 10 pikë.

Megjithatë, matematikisht asgjë nuk ka përfunduar dhe Kosova ende ka shanse për t’u kualifikuar në Euro 2024, shkruan Telegrafi.

Në dy ndeshjet e ardhshme, Dardanët duhet të dalin me pikë të plota ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, në mënyrë që të provojnë shanset e tyre për kualifikim.

Reklama

Megjithatë, kjo nuk ia siguron kualifikimin, pasiv duhet të shpresojnë që Rumania të mposhtë Zvicrën e të barazojë ose fitojë ndaj Izraelit.

Në rast se ndodh ky skenar i vështirë, por jo i pamundur – atëherë Rumania do të renditej e para në Grupin I dhe Kosova e dyta.

Exit mobile version