Ballina Lajmet Kosovë Kosova e SHBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë bërthamore

Kosova e SHBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë bërthamore

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore do të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit me Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-ve dhe Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtij materiali në pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version