ërfaqësuesja e Kosovës në futsal ka arritur edhe fitoren e dytë në turneun që po mbahet në Zader të Kroacisë.
Djelmoshat kosovarë arritën që me rezultat të thellë 7 me 0 të deklasojnë Kombëtaren e Turqisë.
Golat në këtë ndeshje i shënuan: Oso Gjinovci, nga dy gola Ramadan Alaj dhe Vahid Krasniqi, nga një gol, Agon Rexha dhe Ron Radoniqi.
Vlen të ceket se Kosova do t’i ketë edhe dy ndeshje, me Turqinë dhe Finlandën.