Kombëtarja e Kosovës sot gjatë ditës ka mbajtur seancën e fundit në kampin nacional në Hajvali para ndeshjes së parë miqësore ndaj Armenisë.
Pasi përfundoi seanca stërvitore me trajnerin Franco Foda, ekipi është nisur drejt Armenisë me aeroplan, shkruan Indeksonline
Sot morën pjesë edhe dy lojtarët, Amir Rrahmani dhe Aro Muric duke u kompletuar ekipi për këto dy miqësore.
Më 22 mars, Kosova zhvillon ndeshjen e parë miqësore kundër Armenisë, pastaj më 26 mars kundër Hungarisë./