Ballina Sport Kosova e 7-ta në Evropian

Kosova e 7-ta në Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës U-18 e ka mbyllur Kampionatin Evropian “Euro 2016”, Divizioni B në pozitën e shtatë, në evenimentin që u mbajt në Bullgari, nga 15 deri më 21 gusht.

Djelmoshat e trajnerit Verim Zherka bënë paraqitje të mira në Varna, ndërkaq e fituan duelin me Luksemburgun të dielën me rezultat 23:16 (13:8), për të përfunduar në pozitën e tetë, edhe pse meritonin më shumë, sidomos iu kushtoi humbja nga Maqedonia.

Lojtari më i mirë i Kosovës ishte Melos Shahini. Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Kosova i fitoi tri dhe i humbi tri.

Exit mobile version