Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci gjatë vizitës së tij në Turqi dhe homologu i tij turk, Yaşar Güler.
“Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre”, ka shkruar Maqedonci në Facebook, përcjell teve1.info
Ai ka thënë se ndërmjet dy vendëve tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.