Kosova dhe Shqipëria synojnë fuzionim të kapaciteteve e blerje të përbashkët të armatimit

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes po vlerësohet se është i shumë i mirë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë të rritet edhe më shumë.

Kosova dhe Shqipëria synojnë edhe blerje të përbashkëta të armatimit dhe furnizimin e kapaciteteve të veçanta për reagime më të shpejta në rast të krizave.

Këtë e kanë thënë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonici dhe homologut i tij nga Shqipëria, Pirro Vengu në takimin e Kartës së Adriatikut që po mbahet në Shqipëri,

Maqedonci tha se me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë kanë vendosur një komunikim të rregullt.

“Vazhdojmë të kemi raporte shumë të mira me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, kemi vendosur një komunikim të vazhdueshëm në baza të rregullta, jemi dakorduar që të shtyjmë përpara shumë procese mes tjerash që të shikojmë mundësinë që të fuzionojmë kapacitete të veçanta të dy vende në mënyrë që të jemi të gatshme për të reaguar në rast të krizave, gjithashtu për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes por edhe në fusha tjera që do të vazhdojnë”, tha Maqedonci, raporton teve1.info.

Ndërsa, ministri i Shqipërisë, Pirro Vengu tha se në kuadër të rivitalizimit të industrisë ushtarake po konsiderohet që të përfshihet edhe Kosova dhe të bëhet blerje ushtarake e përbashkët.

Ai ka thënë se NATO dhe BE duhet ta njohin FSK-së si realitet.

“Po konsiderojmë misione të përbashkëta në kundër të rivitalzimit të industrisë ushtarake në Shqipëri që edhe Kosova të përfitojë, përmes mekanizmave të blerjeve të përbashkëta. Ne e mbështesim fuqishëm FSK-në si realitet dhe kërkojmë që edhe NATO dhe BE ta njohin si realitet, sepse është edhe në interesin e aleancës që ta mbështesë, ta orientojë në mënyrë që jetë një realitet sa më jetë gjatë më efektiv për siguri rajonale njeh si realitet në mënyrë”, u shprehe ministri shqiptar.