Kosova dhe Mbretëria e Arabisë Saudite nënshkruajnë marrëveshje doganore

Kosova dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim doganor.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati i cili ka nënshkruar marrëveshjen bashkë me ministrin e Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al Jadaan.

“Kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Murati.

Marrëveshja u nënshkrua në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024.