Ballina Lajmet Kosovë Kosova dhe Kanadaja fillojnë programin e bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë programin e bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova dhe Kanadaja do të fillojnë programin e bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak.

Sipas Osmanit, lajmi i është komunikuar gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax nga ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair.

“Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaksi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak”.

Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-ministres së Mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada”.

“Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Exit mobile version