Kosova barazon ndaj Moldavisë

Kosova nuk ka arritur më shumë sesa një barazim 1:1 kundër Moldavisë.

Kombëtarja Dardane luajti 1:1 në ‘Ennio Tardini’ të Italisë, kundër një kundërshtari të cilin e dominoi, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutë e 20’, kur Nicolaescu dërgoi topin në rrjetën e Aro Muric.

Kosova vazhdoi presionin dhe arriti të gjente golin tek në minutën e 70’, kur Benjamin Kololli realizoi me të majtën.

Dardanët krijuan edhe disa raste deri në fund, por me këto dy gola u vendos fati i këtij takimi.

Kosova dhe Moldavia tashmë numërojnë nga një pikë të dyja, në grupin 3 të ligës C, në Ligën e Kombeve.