Të shtunën mbrëma Zvicra e Kosova luajtën 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.
Zvicra ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 48-të me golin e shënuar nga Vargas me kokë.
Kosova e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 80-të. Golin e barazimit e ka realizuar sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni në debutim.
Ai shënoi gol të bukur me një goditje brenda zonës pasi asistohet nga Mërgim Vojvoda.
Barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa.
Por “Dardanët” kanë vazhduar ecurinë pozitive. Barazimi erdhi pas dy fitoreve rresht.