Kosova barazon me Greqinë

Ka përfunduar takimin ndërmjet Greqisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të rundit të katër në grupin C’ të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat e Challandes u mundua shumë në këtë ndeshje, ku edhe i kishin rastet fantastike për shënim, por asesi nuk e gjetën golin.

Rastin e mirë për shënim në pjesën e dytë për Kombëtaren tonë e kishte Leart Paqarada, por që goditjen e tij e ndali mbrojtësi grek.

Ndërkaq, rastin më të mirë për gol që Greqia e kishte në këtë takim, ishte ajo penallti e pritur nga Muric në pjesën e parë.

Kështu, ky takim u mbyll pa gola në 0:0.

Kujtojmë se Kosova në 10 ndeshjet e fundit ka, 2 fitore, 7 humbje dhe 1 barazim.