Kosnett pas takimit me Osmanin: Diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar u.d së presidentit Vjosa Osmani.

Kosnett ka shkruar se ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shprehur interesimin për të punuar me qeverinë e re kur të formohet.

“U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me të dhe me qeverinë e re, sapo të formohet, për të adresuar sfidat kritike dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar ai.