Ballina Jeta Dieta Kos me vaj ulliri për të rënë në peshë

Kos me vaj ulliri për të rënë në peshë

Çdo përpjekje për të humbur peshë është e vështirë, por kërkimet e reja sugjerojnë se kosi me vaj të ullirit mund t’ju ndihmojë të mbeteni elegante!

Shkencëtarët në Universitetin Teknik të Mynihut dhe në Universitetin e Vjenës testuan aftësitë reduktuese të oreksit te vaji i ulirit, i gjalpit dhe i misrit.

Si pjesë e kërkimit të tyre, ata monitoruan njerëzit që hëngrën 500 gr kos me një nga katër llojet e vajrave, përveç dietës së tyre normale, çdo ditë, për tre muaj rresht, transmeton Telegrafi.

Gjetjet treguan se ata që konsumonin vaj ulliri nuk shtuan në peshë tre muaj më pas dhe kishin nivele të larta të serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi të ngopur.

Shkencëtarët besojnë se kjo vjen për shkak të një arome që ka vaji i ullirit, e cila na bën të ndiejmë ngopje duke reduktuar marrjen e kalorive në më pak se 800 KJ në ditë.

“U gjet se ata që hëngrën kosin me vaj ulliri kishin nivele më të larta të hormonit serotonin – që kontrollon ndjenjat e ngopjes – në gjakun e tyre,” tha autori i studimit, Profesor Peter Schieberle..

“Këta pjesëmarrës kanë raportuar se kosi me vaj ulliri ishte ngopës dhe asnjë anëtar i grupit nuk kishte rritje në përqindjen e yndyrës trupore ose në peshë.”

Për të zbuluar pse vaji i ullirit ishte aq efektiv, kërkuesit bënë një eksperiment të dytë dhe gjetën se madje edhe era e tij ishte aq e fuqishme sa ndikonte në nivelin e oreksit.

Pjesëmarrësit që hëngrën kos me ekstrakte të shtuara aromatike të vajit të ullirit konsumuan një mesatare prej 740 KJ në ditë, pra, më pak sesa ata që e kishin ngrënë kosin pa ekstrakte aromatike.

Ndaj, për një jetë të shëndetshme, shtoni pak vaj ulliri në dietën tuaj të përditshme. Provojeni si shtesë e thjeshtë për sallatën ose shërbejeni me pak bukë, si një alternativë më e shëndetshme sesa gjalpi! /Telegrafi/

Exit mobile version