Ballina Lajmet Kosovë “Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit”

“Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit”

Korrupsioni vazhdon të mbetet kanceri i shtetit të Kosovës, raporton KTV.

Ky fenomen, sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, nuk mund të eliminohet lehtë, transmeton Koha.net.

Sipas tij, korrupsioni nuk mund të luftohet me zyrtarë të korruptuar. Këto deklarata, Delawie i ka bërë në tryezën për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, të organizuar nga Instituti Kosovar për Drejtësi.

Ambasadori amerikan ka shtuar se secili person që është i përfshirë në vepra të korrupsionit duhet të marrë dënimin e merituar.

Homologu i tij britanik, Ruairi O’Connell, ka thënë se ndien keqardhje që në Kosovë dënimet për korrupsion janë të shumta në profilet e ulëta dhe të mesme, ndërsa janë të rralla dënimet për profilin e lartë.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se fuqizimi i sundimit të ligjit është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet ligjor.

Exit mobile version