Ballina Lajmet Kosovë Korrupsioni i nivelit të lartë dhe demarkacioni, shkak i mos liberalizimit të...

Korrupsioni i nivelit të lartë dhe demarkacioni, shkak i mos liberalizimit të vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e ka përshendetur me tone të gëzuara votimin nga Komiteti LIBE, i këtij institucioni, të raportit për Kosovën për liberalizimin e vizave.

Ky raport i raportueses Tanja Fajon, numëron sukseset e Kosovës në përmbushjen e të gjitha kushteve për liberalizim të vizave për kosovarët.

“Lajm i mirë për heqje të vizave”, ka shkruar Lunaçek në llogarinë e saj në Twitter, transmeton lajmi.net.

Ajo më tej shkruan, duke iu drejtuar Prishtinës zyrtare. “ Tani Prishtina duhet të afrohet”, shkruan Lunacek, duke lënë të nënkuptohet se edhe Prishtina zyrtare duhet të kryejë obligimet e mbetura, prej të cilave një gati i fundit është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ndërkohë, Tanja Fajon i është kundërpërgjigjur Lunacekut, duke e mbështetur në këtë koment.

Exit mobile version