Sigurimi i 100.000 dozave Pfizer ka rritur dukshëm numrin e qytetarëve të vaksinuar me dozën e parë kundër Kovid-19. Gjatë ditës së djeshme me dozën e parë janë vaksinuar rreth 11.000 qytetarë ndërsa me dozën e dytë 2688 të tjerë.
ALSAT inspektoi disa nga pikat e vaksinimit të cilat për momentin në dispozicion e kishin vaksinën Pfizer.
“U vaksinova me Pfizer. 1:15 mirë është të gjithë të vaksinohen që të arrihet imuniteti kolektiv për shkak të shëndetit tonë. Unë ju besoj të gjithë vaksinave”.
“U vaksinova me dozën e parë, gjithçka në rregull shumë mirë. Jam paraqit para dy jave tash e kisha terminin. Krejt vaksinave iu kisha besua vetëm të jemi shëndosh e mirë”.
“Mendoj se më mirë është ta marrim vaksinën se sa të lejojmë të përhapet dhe të kemi më shumë raste të vdekjeve. Unë desha të vaksinohem me vaksinën kineze me rekomandimin e mjekëve të mi sepse vuaj nga disa sëmundje por me konsultimin e mjekëve këtu më thanë se nuk do ketë asnjëfarë dëmi të vaksinohem edhe me Pfizer kështu që e mora Pfizer-in”.
“Isha për dozën e parë. Vaksinimi është për shëndetin tonë dhe sigurinë”.
Rritje të numrit të personave që do të vaksinohen pritet të ketë nga dita e nesërme, ku nëpër pikat e vaksinimit duhet të arrijnë 500.000 dozat kineze Sinovak, të cilat sipas autoriteteve po shpërndahen gjatë ditës së sotme. Autoritetet presin që në bazë ditore të vaksinohen deri në 20.000 qytetarë, dhe deri më 15 korrik numri i vaksinuarve të arrijë në gjysmë milioni qytetarë. Në gjysmën e dytë të muajit korrik do të fillojë vaksinimi në terren i qytetarëve të cilët dëshirojnë të vaksinohen por të cilët ende nuk janë paraqitur. Përmes vaksinimit në terren pritet që deri në fund të verës vendi të arrijë imunitetin kolektiv. Ndërkohë, përpos vaksinimit, ministri i Shëndetësisë Filipçe ka shkruar në profilin e tij në facebook se për udhëtim jashtë vendit qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe një certifikatë e cila dëshmon se personi në fjalë e ka kaluar virusin. Nga dje kjo gjë mundësohet përmes sistemit “termini Im, ndërsa ajo I jepet personit i cili gjatë 9 muajve të fundit ka qenë pozitiv me Koronavirus dhe si të tillë janë regjistruar në sistemin nacional. Ky dokument mund të merret te mjeku amë apo të zbritet përmes faqes vakcinacija.mk /alsat