Koronavirusi në Turqi, 1.984 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se 17 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.082.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 195.883, pasi 1.372 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 169.182 pacientësh, nga të cilët 1.984 nga e premtja në të shtunë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 984 pacientë po trajtohen nën kujdes intensiv dhe 366 prej tyre janë intubuar.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 45.213 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 3.231.835”, sqaroi ajo.