Koronavirusi në Kosovë: 1.147 të infektuar, 874 të shëruar dhe 30 viktima

Në Kosovë deri më tani janë evidentuar 1.147 raste me koronavirus me gjithsej 30 viktima.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 874 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 04 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.625.777 raste të COVID-19 dhe 389.102 raste të vdekjes.