“Koronavirusi mund të ketë infektuar gjysmën e popullsisë së Britanisë”

Më shumë se gjysma e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë infektuar tashmë me koronavirus.
Kështu sugjeron një studim i Universitetit të Oxfodit mbi infektimin e koronavirusit në Britani.

Studimi ka arritur në përfundimin se koronavirusi mund të jetë futur në Britani që në mes të janarit, dy javë para se të identifikohej i infektuari i parë dhe një muaj më herët se viktima e parë.

Nëse kjo është e vërtetë, do të thotë se koronavirusi ka patur mjaft kohë të përhapet gjerësisht në Britani dhe të krijojë imunitet tek shumë njerëz.

Epidemia ndalon nëse mjaft njerëz fitojnë imunitet, pasi atëhere virusi frenon përhapjen. Ky përfundim bie ndesh me modelin që ka përdorur qeveria britanike për të hartuar masat kundër koronavirusit, përfshirë mbylljen e popullsisë brenda.

Po të vërtetohet, ai do ndryshojë jo vetëm këto politika në Britani, por do të ketë ndikimin edhe në trajtimin e gjendjes në shumë vende të tjera./Opinion.al