Kornizat e ekranit: Ja si krahasohen iPhone 16 Pro Max me iPhone 15 Pro Max

Jo vetëm që ekranet do të jenë më të mëdha por këto korniza tashmë janë 40 përqind më të holla në iPhone 16 Pro Max krahasuar me iPhone 15 Pro Max.

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max kur debutuan kishin korniza më të holla ekrani sesa iPhone 14 Pro Max prej vetëm 1.55mm.

Por iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max do të shkojnë një hap më tutje me korniza prej vetëm 1.15mm të cilat janë më të hollat vendosur ndonjëherë në një iPhone.

Jo vetëm që ekranet do të jenë më të mëdha por këto korniza tashmë janë 40 përqind më të holla në iPhone 16 Pro Max krahasuar me iPhone 15 Pro Max.

Sipas raportimeve Apple ka prezantuar një teknologji të re të ndërtimit të ekranit quajtur “Low-Injection Pressure Over-Molding” (LIPO) e cila përkthehet në një raport më të lartë të ekranit me shasinë e smartfonit.

Megjithatë mbetet për tu parë në realitet krahasimi mes dy smarfonëve kur të debutojnë në evenimentin e datës 9 Shtator.