Instituti Sizmologjik i Kinës ka thënë se zbuloi një tërmet me magnitudë 3.4 shkallë Rihter në Korenë e Veriut, për të cilin dyshon se ishte shkaktuar nga një shpërthim i provokuar.
Raporti ka ngritur frikën se shteti i izoluar ka testuar një bombë tjetër bërthamore. Administrata kineze tha në një deklaratë në faqen e saj se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej zero kilometrash.
Agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua e Kinës tha se epiqendra ishte afërsisht në të njëjtin vend si një tërmet i ngjashëm i cekët më 3 shtator, që doli të shkaktohej nga testi i gjashtë dhe më i madh bërthamor i Koresë së Veriut.