Koreja e Veriut nisi sot një raketë balistike, dhe ky është testi i parë i këtillë që kur Presidenti Trump dhe homologu i tij i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ranë dakord të shtonin presion ndaj fqinjit verior.
Raketat u nisën nga aeroporti Banghyon në qytetin veriperëndimor të Kusong dhe fluturuan 578 milje, përpara se të dilnin në detet që lidhë Korenë e Veriut dhe Japoninë. Pamjet e hedhjes së raketës u transmetuan nga pamjet televizive teksa u konfirmuan edhe nga ushtria e Koresë së Jugut.
Zyrtarët ushtarakë ende po analizojnë të dhënat e fluturimit për të përcaktuar se çfarë lloji i raketave ishte përdorur.
Kjo hedhje ishte prova e parë e raketave nga Veriu, që nga nisja e raketave të lundrimit në det nga brigjet e saj në lindje më 8 qershor. Sipas një sërë rezolutash të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut është e ndaluar të zhvillojë ose të testojë raketat balistike. /MESAZHI/