Koreja e Veriut ndalon ngrënien e hot-dogut dhe divorcin

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ua ka ndaluar banorëve të shtetit që udhëheq të hanë hot-dogs, duke e konsideruar këtë si akt tradhtie, ka shkruar DailyMail.

Ai pretendon se ky ushqim i shpejtë, shumë i famshëm në botë, është pjesë e kuzhinës perëndimore dhe thotë se “servirja e tij do të konsiderohet tradhti ndaj shtetit”.

Kushdo që shërben hot-dog ose kapet duke e gatuar do të rrezikojë të dërgohet në kampet e punës.

Gjithashtu, verikoreani e ka ndaluar edhe budae-Jiigae, një pjesë koreano-amerikane e bërë nga lëngu i mishit, pasta me spec djegës, fasulja dhe sallami. Pjata ishte importuar nga Koreja e Jugut në 2017-n.

Ky vendim i çuditshëm është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të regjimit për të shtypur atë që konsiderohet si “kulturë dekadente kapitaliste”.

Jong-Un gjithashtu ka urdhëruar që divorcet mes çifteve të dënohen me punë të rënda. Ai ka thënë se ata që vendosin të ndahen do të “dënohen me kampe pune për të paguar çmimin final të krimit”.

Prishja e martesave po konsiderohet si “veprim antisocial”. /koha