Koreja e Veriut lëshon raketë hipersonike drejt Detit Lindor

Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar drejt Detit të Japonisë (Detit Lindor) raketë për të cilën konsiderohet se është raketë hipersonike, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut (JCS) ka bërë një deklaratë lidhur me dy raketa që Koreja e Veriut ka lëshuar këtë vit.

Në deklaratë thuhet se raketa e lëshuar nga Pheniani në orën 12:00 me orën lokale ka rënë në ujë pasi ka fluturuar rreth 1.100 kilometra.

“Raketa u lëshua drejt Detit Lindor dhe është raketë hipersonike”, thuhet në deklaratën ku shtohet se Koreja e Jugut është në gatishmëri.

Seuli njoftoi se Koreja e Veriut lëshoi për herë të fundit raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit të Japonisë (Detit Lindor) më 5 nëntor 2024.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un inspektoi testimin e raketës së re hipersonike me rreze të mesme veprimi me karburant të ngurtë në vitin 2024.