Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Koreja e Veriut lëshon disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi

Koreja e Veriut lëshon disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi

Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut lëshoi ​​disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit të Japonisë (Detit Lindor), transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, ka bërë të ditur se raketa të shumta balistike me rreze të shkurtër veprimi u lëshuan nga rajoni Ganggye i Koresë së Veriut drejt Detit Lindor dhe se raketat ranë në det pasi qëndruan në ajër për rreth 250 kilometra.

Koreja e Veriut ka “kërcënuar paqen” në Gadishull me këtë veprim, thuhet në deklaratë, ku transmetohet se ngjarja po ndiqet nga afër.

Zv.kryeministri në detyrë i Koresë së Jugut dhe ministri i Financave, Choi Sang-mok, në një deklaratë dënoi lançimet e raketave të shumta të Veriut, duke theksuar se kjo shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Koreja e Jugut informoi më 6 janar se Koreja e Veriut kishte lëshuar në drejtim të Detit Lindor një raketë e cila vlerësohet të jetë hipersonike.

Edhe Koreja e Veriut njoftoi gjithashtu se testoi një lloj të ri rakete balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi dhe deklaroi se testi përfundoi me sukses.

Exit mobile version