​Koreja e Jugut e mposht Portugalinë, eliminon Uruguain

Ka përfunduar ndeshja mes Koresë së Jugut dhe Portugalisë, ku kjo e fundit ka regjistruar humbjen e parë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe gjashtë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Koreja e Jugut e ka mposhtur Portugalinë me rezultat të ngushtë 2:1.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ricardo Horta, i cili kaloi Portugalinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 5’ të ndeshjes.

Golin e barazimit koreano-jugorët e gjetën përmes Kim Young-Gwon, i cili shënon për 1:1 në minutën e 27’.

Ndërkaq, heroi i Koresë së Jugut ishte Hwang Hee-Chan, i cili shënon në minutën e 90+1’ për ta vulosur fitoren e kombëtares së tij, dhe për ta eliminuar Uruguain nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Me pikët e reja, Korea e Jugut zë vendin e dytë në Grupin H me katër pikë të arkëtuara, dy sosh më pak se lideri i grupit, Portugalia që gjendet në kuotën e katër pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Koresë së Jugut.