Ushtritë e Koresë së Jugut dhe SHBA-së njoftohet se kanë zhvilluar stërvitje ushtarake të përbashkët me municion të vërtetë në një pikë në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ushtria e Koresë së Jugut thuhet se stërvitja që filloi më 9 gusht në qytetin Pocheon, 30 kilometra në jug nga zona ushtarake e çmilitarizuar që lidh Koretë me njëra-tjetrën, do të vazhdojë deri më 15 gusht.
Rreth 320 njësi morën pjesë në stërvitjen e cila synon të rrisë aftësinë e të dy vendeve për të kryer operacione të përbashkëta dhe në të cilën u përdor municion i vërtetë.
Në stërvitje, për trajnim u përdorën edhe helikopterët amerikanë Apache.