Kopja më e vogël në botë e Kuranit ndodhet në një muze në qytetin Salt, Jordani.
Ibrahim Ahmed Nevvar ruan kopjen më të vogël të librit të shenjtë të myslimanëve, shkruan trt.
Ajo tërheq vëmendjen e entuziastëve antikë, trashëgimisë kulturore dhe koleksioneve, në Muzeun e Përhershëm të Trashëgimisë Popullore, të cilin vetë ai e themeloi.
Libri është 1.5 centimetra i gjerë dhe 2.5 centimetra i gjatë, me mbulesë të gjelbër.
Ndryshe, ai mund të lexohet vetëm me zmadhues xhami, pasi tekstet janë shumë të vogla.