Policia e Kopenhagës ka arrestuar dhe ka akuzuar gjithsej 27 protestues pro-palestinezë për bllokimin e hyrjes në parlamentin danez, transmeton Anadolu.
Siç raportoi transmetuesi shtetëror i lajmeve, demonstruesit u ulën para hyrjes së parlamentit për të protestuar kundër ndihmës ushtarake të shtetit danez për Izraelin. Protesta erdhi pasi ministri i Mbrojtjes, Toels Lund Poulsen, konfirmoi se Danimarka dërgoi pjesë rezervë të avionëve F-35 në Izrael në muajin mars me kërkesë të SHBA-së.
Policia tha se arrestimet u bënë pasi negociatat dështuan mes autoriteteve dhe protestuesve për të pastruar shkallët. Protestuesit akuzohet për shkelje të rendit publik.
Protestuesit kundër luftës izraelite në Gaza duartrokisnin dhe thërrisnin “embargo armësh këtu dhe tani”.
“Ne jemi përpjekur në shumë mënyra të hyjmë në dialog me qeverinë dhe t’i themi se nuk është në rregull, kështu që tani duhet të rritemi dhe të tregojmë edhe një herë se jemi shumë kundër. Kërkesa jonë e vetme është një ndalesë e plotë për tregtinë e armëve me Izraelin”, tha Birk Skjalholt, zëdhënëse e koalicionit të Sheshit të Palestinës.
Ndërkohë, bashkia e Kopenhagës javën e kaluar vendosi të largohet nga sipërmarrjet tregtare të lidhura me vendbanimet ilegale izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Seksioni i financave në bashkinë e qytetit e mori vendimin pas votimit 9 me 2 pro shkurtimit të investimeve. Social Demokratët, Aleanca e Kuqe-Jeshile dhe Social Liberalët votuan pro, ndërsa Konservatorët dhe Aleanca Liberale votuan kundër.
Bashkia e Kopenhagës tani do të shesë investime në kompani duke përfshirë Airbnb, Expedia Group dhe Booking Holdings. Kompanitë janë të përfshira në listë të OKB-së të bizneseve me lidhje me vendbanimet izraelite në territore të tilla si Bregu Perëndimor i pushtuar.