Gëzim Nuredini, koordinator në qendrën COVID në spitalin e Tetovës tha për Euronews Albania se nuk dyshojnë te aksidentet e mundshme të kësaj natyre por shpejtësia me të cilën flakët shkatërruan gjithë godinën ishte dyshuese.
“Të them të drejtën, të shihni një objekt dhe pas tre minutave të mos ekzistojë, është film, për mua ishte vetëm një film. Nuk dua të politizoj asgjë, as të akuzoj dikë, por më besoni që ishte një film,” – u shpreh Nuredini.
Koordinatori deklaroi se familjarët që u përfshinë nga flakët, jo domosdoshmërisht gjendeshin brenda spitalit ambulant.
Sipas tij zjarri është përhapur edhe jashtë strukturës kështu që të gjithë aty rrotull janë përpjekur të ndihmojnë. Rrjedhimisht “viktimë mund të jetë çdo kush përreth”. /euronews