Kontributi i hoxhës Halil Kastrati në 2018-në, shifra mbreslënëse

Mbi 120 banesa dhe 100 mijë euro për të sëmurit janë siguruar nga shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’.

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka renditur në Facebook të gjithë kontributin që kjo shoqatë ka dhënë për familjet shqiptare.

Ai përmes një publikimi në Facebook ka treguar se këtë vit kanë ndërtuar mbi 120 shtëpi ndërsa ka treguar se kjo shoqatë ka shpërndarë mbi 600 mijë kilogramë ushqim për nevojtarët.

Ai po ashtu ka treguar se të gjithë këtë e ka arritur me ndihmën e kontribuesve dhe njerëzve të vullnetit të mirë.

“Kontributi i juaj e puna e jonë këtë vit.

Me buzëqeshje e nisëm dhe me buzëqeshje po e përfundojmë këtë vit, mbi 600.000 kg ushqim për nevojtarët për një vit, mbi 100.000 shujta në kuzhinën tonë këtë vit, mbi 100.000 euro të dhuruara për shumë të sëmurë, mbi 120 shtëpi e banesa në trojet shqiptare, mbi 100 paga mujore për jetima, mbi 50 bursa studentore këtë vit, Faleminderit të gjithëve e Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.I njohur si hoxhë, humanisti Halil Kastrati përmes donacioneve të siguruara nga njerëz të vullnetit të mirë, ka bërë qindra familje të varfra me banesa ose shtëpi.Veprimtaria e tij nuk shtrihet vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet ku ka shqiptarë.

Përveç ndërtimit të shtëpive, shoqata e Halil Kastratit u ofron qindra qytetarëve ushqim në ditë në kuzhinën e tij në Prizren dhe qytete të tjera.