Kontakti fizik redukton ankthin, depresionin dhe dhimbjen. Ndonjëherë mjafton ndërveprimi me një objekt për të ndjerë ndjesi pozitive fizike, ndërsa nëse prekja është nga një tjetër njeri, veçanërisht në kokë dhe fytyrë, sjell një mirëqënie edhe mendore të menjëhershme.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkenore Nature Human Behaviour, ku janë analizuar 212 punë kërkimore dhe të dhënat e mbi 13 mijë individëve.
Prekja është thelbësore për humanët, pasi është shqisa e parë që zhvillohet tek të porsalindurit dhe njohësisht është mënyra direkte që kemi për të ndërverpuar me botën e jashtme.
Tek bebet, analizat tregojnë se kontakti fizik ul nivelet e hormonit të stresit dhe lehtëson procesin e rritjes në peshë, ndërsa tek të rriturit redukton dhimbjen, depresionin, ankthin, pasi mbi të gjitha ofron një ndjesi qetësie e sigurie.