Ballina Jeta Shëndetësi Konsumoni shegën për ta mbrojtur zemrën, eshtrat ….

Konsumoni shegën për ta mbrojtur zemrën, eshtrat ….

Shega (lat. punica grantum) është fryt me plot fara që piqet në vjeshtën e vonë. Edhe pse nuk e konsumojmë aq shumë, nuk jemi të vetëdijshëm se sa i shëndetshëm është.

FORCON IMUNITETIN

Një shegë përmbush madje 16 për qind të nevojave ditore për vitamina C. Prandaj, edhe sugjerohet konsumimi i saj i rregullt, me qëllim të forcimit të imunitetit, sidomos në sezonin e gripit dhe ftohjeve.

MBRON ZEMRËN

Në shegë gjendet edhe antioksiduesi “punicalagin”, i cili ndikon mirë te shëndeti i zemrës dhe enëve të gjakut. Konsumimi i rregullt i saj ul shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

MBROJTËSI I SHËNDETIT TË MESHKUJVE

Është vërtetuar se ekstraktet e shegës deri dhjetë herë janë më të shëndetshme se vetë fryti. Një lëng në ditë për shembull e përmirëson cilësinë e spermës, pakëson gjasat për dështim në ereksion dhe e mbron prostatën.

MBRON DHËMBËT DHE ESHTRAT

Shega është e pasur me kalium, kalcium, fosfor dhe hekur, kështu që edhe konsiderohet si një mbrojtës i madh i shëndetit të dhëmbëve dhe parandalim i shkëlqyeshëm për osteoporozë.

Exit mobile version