Konjufca uron Trumpin: SHBA-ja është kryealeati ynë, do të thellojmë raportet e shkëlqyera

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Donald Trumpin për fitoren e tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim, Konjufca ka thënë se mezi pret të bashkëpunojë me administratën e re amerikane.

Sipas tij, synohet thellim edhe më mej i raporteve të shkëlqyera midis Kosovës dhe SHBA-së.

“SHBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tej gjatë mandatit të presidentit Trump”, ka thënë Konjufca.

Trumpi do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-së, pasi mposhti në zgjedhje presidenciale kundërkandidaten demokrate, Kamala Harris.