Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Ai tha se shpreson që kjo festë të sjellë më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet.
”Duke e vizituar dhe përqafuar njëri-tjetrin, le të ndajmë mikpritjen, dashurinë dhe mirënjohjen mes nesh, ashtu siç ndajmë edhe ëmbëlsirat. Shpresojmë që kjo festë të sjellë më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet për ju dhe familjen tuaj.
Të udhëhequr nga kjo dashuri, të përkushtohemi edhe më shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë. Gëzuar Bajramin!,” ka shkruar ai.