Ballina Lajmet Kosovë Konjufca: Sulmi terrorist në Banjskë identik me sjelljet agresore të Rusisë në...

Konjufca: Sulmi terrorist në Banjskë identik me sjelljet agresore të Rusisë në Ukrainë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist serb në Banjskë ka qenë replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës.

BE, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania dënojnë sulmin iranian ndaj Izraelit​Ndeshjet e ditës në Ligën e Kampionëve, Zhegrova kundër RealitParashikimi i motit për sot me diellDita Ndërkombëtare e Jo-DhunësLansohet fushata “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”
Konjufca në konferencën e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”, tha se Rusia dhe Serbia kanë të njëjtën strategji destabilizuese.

Ai tha se pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë kanë ndikuar në kontinentin evropian në paqe dhe siguri.
Kryeparlamentari Konjufca theksoi se Rusia dhe Serbia janë të njëjta në metoda dhe qëllime. Ai tha se edhe dërgimi i armëve serbe në Ukrainë është bërë në koordinim të plotë me Rusinë dhe se kjo po bëhet për përfitime monetare të Serbisë.

Lexo po ashtuOsmani takoi Nausėda: Kosova thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e LituanisëPërkitazi me këtë, duke përmendur mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Konjufca tha se Beogradi është bërë një kryeqytet i dytë për Rusinë.

Pjesë e kësaj konference ku u diskutua për ndikimin e agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane, ishte edhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili vuri në pah rizgjimin e hegjemonisë serbe në Ballkan, pas agresionit rus në Ukrainë.

Exit mobile version