Gjatë pasditës së sotme në Turqi ndodhi një sulm terrorist. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Konjufca ka thënë se sulmi i sotshëm në Turqi është shokues dhe e dënojmë në mënyrën më të ashpër
‘Sulmi i sotshëm në Turqi është shokues dhe e dënojmë në mënyrën më të ashpër.Qëndrojmë pranë aleatit tonë, Turqisë, popullit turk dhe të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre nga ky akt i papranueshëm terrorist’’, ka thënë Konjufca.
Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, ka shtuar më tutje Konjufca