Ballina Lajmet Kosovë Konjufca në takim lamtumirës me Hovenierin: Do të angazhohemi për të forcuar...

Konjufca në takim lamtumirës me Hovenierin: Do të angazhohemi për të forcuar edhe më shumë raportet me ShBA-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Jeffry Hovenier.

Sipas komunikatës Konjufca ka nënvizuar se ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Hovenier, institucionet shtetërore të Kosovës do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me siç thuhet aleatin më të madh të Kosovës, SHBA-në , që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në Kosovë.

“Duke e falënderuar për vizitën, kryeparlamentari Konjufca i shprehu mirënjohje për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta. Kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme”, thuhet në komunikatë./

Exit mobile version