Ballina Lajmet Kosovë Konjufca lëshon mbledhjen e Kryesisë: Po mohohet e drejta e opozitës për...

Konjufca lëshon mbledhjen e Kryesisë: Po mohohet e drejta e opozitës për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

Shefi i Grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvend, pasi sipas tij, pozita dhe kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli po mohon të drejtën e deputetëve që me 40 nënshkrime të thërrasin mbajtjen e seancave të jashtëzakonshme.

Konjufca pasi lëshoi mbledhjen e Kryesisë tha se po bëhet përpjekje që të mohohet një e drejtë e opozitës dhe deputetëve për thirrjen e seancave të jashtëzakonshme.

“Kjo është shkelje e demokracisë dhe përpjekje për t’ia marrë opozitës të drejtën që me 40 nënshkrime të thërret seancë të jashtëzakonshme”, tha Konjufca, duke shtuar se seanca duhet të thirret kur kërkojnë deputetët e jo pushteti e kryetari i Kuvendit.

“Po duan me ja marrë opozitës instrumentin më të rëndësishëm për thirrjen e seancave të jashtëzakonshme”, tha ai, raporton Telegrafi.

Konjufca tha se mbajtja e seancave të jashtëzakonshme nuk guxohet të bëhet duke u mbështetur në vota të Kryesisë, por në nënshkrimet e deputetëve.

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që këtë çështje ta dërgojnë edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Exit mobile version