Konjufca kundërshton Escobar: Nuk pranojmë zbatimin e Asociacionit derisa Serbia e njeh Pavarësinë e Kosovës

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se pret që të ketë një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 2 maj.

“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.

Lidhur me këtë kërkesë të Escobar është deklaruar edhe kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai thotë se para pranimit të Asociacionit duhet të ndodhë njohja e Pavarësisë nga ana e Serbisë.

“Kjo ka lidhje me këtë procesin negociator me të cilin Kosova tashmë është pjesë dhe krejt çka ka mbet është që pritet tash takimi i 2 majti që të sqarohet edhe kjo fazë në të cilën jemi. Unë mendoj që në dy binar është e ndërtuar marrëveshja, binari i para është njohja de facto nga ana e Serbisë ndërsa binari i dytë është Asociacioni të cilin Kosova, Qeveritë e mëparshme dhe një mazhoranc e mëparshme e në vitin 2013 e ka pranuar. Kosova duhet me tregu që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet me bë asnjë pa u realizuar binari i parë, që është njoha de facto”.

Përderisa për ekipin menaxhues për hartimin e Draftit tha se nëse e sjell një version si të kaluarin edhe mund të shkarkohet nga Qeveria./