Kongresmenja demorkate: Bandat e Los Angeles kanë më shumë integritet se presidenti Donald Trump

Kritikja e ashpër demorkate e Presidentit amerikane Donald Trump, Maxine Waters e ka krahasuar atë së fundmi me anëtarët e bandave të Los Angeles, duke thënë se dhe ato më famëkeqet Crips e Bloods “kanë më shumë integritet” se ai. 

“Ky njeri është si një lojtar rruge,” tha Waters për presidentin në një program televiziv. “Ai ka mashtruar njerëz dhe flirton me gangsterë”.

Ajo tha më tej: “Unë kam punuar në disa nga komunitetet më të ashpra në vend, kam punuar me bandat, kam punuar me Crips e Bloods dhe ata duket se kanë më shumë integritet se ai”.

Waters e ka sulmuar kohët e fundit presidentin pas propozimit për reduktimin e dënimit me burg për aleatin e tij Roger Stone, duke e krahasuar Trump me një “shef të mafias”./tch