Kongresmenia amerikane: Izraeli ka rifilluar gjenocidin në Gaza

Rashida Tlaib

Kongresmenia amerikane Rashida Tlaib ka bërë thirrje për sanksione dhe një embargo të armëve kundër Izraelit pas rifillimit të bombardimeve në Gaza.

“Regjimi apartheid izraelit ka rifilluar gjenocidin, duke kryer sulme ajrore në të gjithë Gazën dhe duke vrarë qindra palestinezë. Kjo ndodh pas një bllokade totale të ushqimit, energjisë elektrike dhe ndihmave,” shkroi Tlaib në një postim në rrjetet sociale.

Ajo theksoi se Izraeli nuk do të ndalet derisa të vendosen sanksione dhe një embargo e plotë e armëve kundër tij. /mesazhi