Kongresmeni Amerikan: SHBA nuk duhet të vazhdojë financimin e dhunës së “tmerrshme” në Gaza

Kongresmeni demokrat Jonathan Jackson

Kongresmeni demokrat Jonathan Jackson ka shprehur indinjatën e tij për sulmin e ripërtërirë izraelit në Gaza, duke e cilësuar atë si të tmerrshëm.

“Në Gaza, gati 700 persona kanë humbur jetën që kur është thyer armëpushimi, duke bërë të qartë se nuk ka asnjë qëllim për ndalimin e dhunës për sa kohë që atij i sigurohen armë të shkatërrimit në masë,” shkroi Jackson në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se Kongresi duhet të mbajë një standard moral dhe nuk mund të vazhdojë të tolerojë dhe financojë këtë dhunë të përqendruar. /mesazhi