Misioni i OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos ka njoftuar se jane zbuluar edhe 38 varre të reja masive në rajonin e Kasait.
Deri tani 80 varre masive janë zbuluara që nga ky vit. Ushtria pretendon se njerëzit e varrosur aty u vranë nga militantët lokalë.
Rajoni qendror Kasai është bastioni i milicisë Kamuina Nsapu. Dhuna ndërmjet milicisë dhe forcave të sigurisë u përkeqësua në gusht 2016 pasi trupat qeveritare vranë udhëheqësin e grupit.
Që nga fundi i prillit, më shumë se 400 vetë u vranë në luftën midis forcave të sigurisë kongoleze dhe militantëve, sipas OKB. /MESAZHI/