Konfiskohet aparati i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të çokollatave “Frey”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë konfiskuar në Prishtinë aparatin që është përdorur për ndryshimin e afatit të përdorimit të çokollatave “Frey” me origjinë nga Zvicra.

Në raportin policor bëhet e ditur se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin e AUVK (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në depon për furnizim me shumicë të artikujve ushqimor, pronë e një personi të dyshuar, kanë gjetur gjithsejtë 1,031

Sipas raportit 24 të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se aparati i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të përdorimit është sekuestruar.

“Është iniciuar rasti i cili do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në raport.

Ndryshe, të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kishte njoftuar se ka larguar nga tregu çokollatat e Fabrikës “Frey” me origjinë nga Zvicra, pasi dyshohet se të njëjtave iu është falsifikuar data e afatit të skadimit.