Trusti Pensional i Kosovës ka konfirmuar se ata që kanë aplikuar për tërheqjen e Trustit deri gjatë ditës së djeshme, paratë do t’u dalin më 23 dhjetor.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Trusti Pensional i Kosovës.
“Për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, ka bërë të ditur Trusti Pensional i Kosovës.
Deri sot, ndonëse ka kaluar vetëm një javë, kanë aplikuar më shumë se 50 për qind e kontributdhënësve.