Gjykata e Apelit në Shkup ka fuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin me ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski me dy vjet burgim.
Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Tanku” që ka bëjë me keqpërdorimet për blerjen e një makine të llojit Mercedes për afër 600 mijë euro.
Për të njëjtën vepër me 4 vjet e gjysmë burgim është dënuar edhe ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovsi ndërsa një proces i veçantë po zhvillohet edhe ndaj ish -ministres, Gordana Jankullovska.
Vendimin e Gjykatës së Apelit, Gruevski e ka quajtur “një ndjekje klasike politike”.
“Para një muaji unë e kam komentuar vendimin për rastin ‘Tank’, prej atëherë kam thënë se do të sillet vendim me presion politik. Gjykatësit e Apelit kanë qenë nën presion politik. Ky rast ka qenë ndjekje klasike politike kundër meje sepse më kanë akuzuar se kam ndikuar që të blihet veturë në të cilën do të vozitën persona tjerë, dhe ndonjëherë unë”.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me situatën aktuale ku nevojiten vota të deputetëve nga opozita për votimin e ndryshimeve kushtetuese, Gruevski tha se nuk do të votojë.
“Asnjëherë nuk do të votoj për ndryshime kushtetuese”, tha Gruevski dhe shtoi se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike kundër vendimit të Gjykatës së Apelit.