Konfirmohet, VV do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për vendimin e PZAP-së

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berim Sallahu, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

Sallahu nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se brenda afatit ligjor do t’i drejtohen Gjykatës Supreme, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se VV nuk do të ndalet.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar ai.