Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku do të votohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike.
E vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë: “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-016 per Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.”, shkruan lajmi.net.
Seanca e ditës së nesërme është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës amandamentet e së cilës janë pranuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe përfshijnë 200 milionë euro për bizneset, kompensim i parave të trustit për të gjithë personat që kanë deri në 10 mijë euro kursime dhe 300 euro për të gjithë ata që e kanë humbur punën gjatë pandemisë.
Mediet nuk do të lejohen të jenë prezente në seancë përveç se do të transmetohet në Ueb-faqen e Kuvendit, Kanalit zyrtar të Kuvendit të Kosovës në Youtube dhe RTK si medium publik.
Në anën tjetër, Kosova tash e nëntë muaj ballafaqim me pandeminë nuk ka arritur ta votojë Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike ani pse i njëjti është sjellë 7 herë në Kuvend për votim.